Po lyente shtëpinë, rrëzohet dhe humb jetën 60-vjeçari në Tiranë

2 June 2024, 19:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Po lyente shtëpinë, rrëzohet dhe humb jetën
Foto ilustruese

Një 60-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në zonën e "Kombinatit" në Tiranë, teksa ishte duke punuar në banesën e tij.

Policia bën me dije se shtetasi me inicialet A.P është rrëzuar teksa po lyente në banesë, dhe ka ndërruar jetë për shkak të dëmtimeve.

"Më datë 02.06.2024, në Kombinat, në rrugën "Besim Alla", duke punuar (lyer) në banesën e tij, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar shtetasi A. P., 60 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën', njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Video