Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një sherr brutal dhe i egër ka ndodhur në Athinë, ngjarja ka ndodhur brenda ambienteve sportive të stadiumit TIF 86. Pas konfliktit fizik, policia greke ka arrestuar dy persona, në mesin e të prangosurve është edhe një shqiptar.
Bëhet fjalë për një 20-vjeçar me origjinë nga Shqipëria, dhe një shtetas i huaj 26-vjeçar i cili po trajtohet nën vëzhgimin e policisë në spitalin Papageorgiou pas plagëve të marra.
Nga pamjet e publikuara nga policia shihet sesi 20-vjeçari shqiptar dhe një i ri tjetër sulmojnë dhe godasin me sot 26-vjeçarin, teksa ky i fundit tenton të nxjerrë thikën për vetëmbrojtje. Policia po vijon hetimet për të identifikuar dhe të përfshirët e tjerë në sherrin masiv.