Plagosje në Vjenë, mediat: Autori është një 30-vjeçar zyrtar në Shqipëri, doli i lyer në gjak

1 February 2023, 12:44Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Plagosje në Vjenë, mediat: Autori është një
Foto ilustruese

Një plagosje me thikë është regjistruar pasditen e djeshme rreth orës 16:20 në Vjenë, Austri.

Mediat vendase raportojnë se autori i plagosjes është një 30-vjeçar, zyrtar në Shqipëri, emri i të cilit nuk bëhet i ditur. Ai është parë të dalë nga apartamenti i personit që plagosi, me thikë në dorë dhe i lyer me gjak. 

I plagosuri është gjithashtu 30 vjeç, por nuk bëhet me dije nëse është shqiptar. Ai është shtruar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori është vënë në pranga. 

"30-vjeçari  u dërgua në burg me urdhër të prokurorisë publike të Vjenës. Zyra e Policisë Kriminale të Vjenës, dega jugore, mori përsipër hetimin. I plagosuri do të merret në pyetje gjatë ditës së sotme,"- thuhet në artikull. 


Video