Plagosje me thikë në Fier, dy të mitur dërgohen në spital

18 October 2024, 16:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Plagosje me thikë në Fier, dy të mitur dërgohen në

Dy të mitur kanë përfunduar  në spital, ndërsa dy të tjerë janë arrestuar për shkak të një sherri të dhunshëm me thikë në Fier.

Uniformat blu bëjnë me dije se arrestuan shtetasit K. A., 21 vjeç, dhe E. M., 18 vjeç, të dy banues në Divjakë, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një shtetas të mitur 17 vjeç, pasi këta 3 shtetas, për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës (thikë), 2 shtetas të mitur.

Mjeti prerës u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


Video