Sherr për pronën, plagoset me armë zjarri në person në Rrogozhinë (EMRAT-DETAJE)

30 June 2024, 20:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sherr për pronën, plagoset me armë zjarri në person në
Foto ilustruese

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak çaste më parë në Rrogozhinë.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në fshatin Luz i Vogël, dyshohet për motive pronësie.

Voxnews.al mëson se Flavio (Bledar) Daja (Tafa) 32 vjeç dhe Viktor Tafa 26 janë autorët e dyshuar të plagosjes me armë zjarri në këmbë të shtetasit 43-vjeç Enis Deda, pas konfliktit për pronën.

Aktualisht nuk dihet gjendja e personit të plagosur, ndërsa policia është nisur drejt vendngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Plagosën me armë zjarri gjatë një konflikti për motive të dobëta një shtetas, Policia identifikon autorët dhe vijon kontrollin e zonës për kapjen e tyre.

Më datë 30.06.2024, rreth orës 18:50, në fshatin Luz i Vogël, pas një konflikti që dyshohet për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi E. D., 43 vjeç, banues në Rrogozhinë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta hetimore kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar, konkretisht dy vëllezërit F. D. alias B. T., 32 vjeç, dhe V. T., 26 vjeç, banues në fshatin Luz i Vogël, Kavajë.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin e zonës për kapjen e dy vëllezërve të dyshuar si autorë të plagosjes së 43-vjeçarit, i cili ndodhet për ndihmë mjekësore në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


Video