Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Koplik.
Policia bën me dije se një 32-vjeçar është qëlluar në këmbë nga shtetasi me inicialet M.H, pas një sherri për motive të dobëta.
“Më datë 29.02.2024, rreth orës 19:50, në Koplik, gjatë një konflikti për motive të dobta dyshohet se shtetasi M. H., ka plagosur me armë zjarri pistoletë në këmbë shtetasin G. D., 32 vjeç, banues në Koplik.
32 vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, bën me dije policia e qytetit.