Plagosja me armë zjarri e 18-vjeçares te hotel 'Gjuta', arrest në burg për të dashurin. Lirohet Vladimiri dhe gruaja e tij

17 Shkurt 2026, 10:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vladimir Gjuta

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia Vladimir Gjutën dhe Myrvete Rexhmati Gjuta.

Të dy u arrestuan pas vetëplagosjes së një 18-vjeçare në hotelin në pronësi të familjes Gjuta në Sauk.

Ndaj tyre u caktua masa e "detyrimit për paraqitje". Ndërkaq për të Erisjaldo Gjutën, të dashurin e të resë, gjykata caktoi masën "arrest në burg".


Video