Një fëmijë i moshës 11-vjeçare është plagosur ditën e djeshme një ambientet e një shkolle proferionale që aktualisht është në rikonstruksion. I mituri, i cili aktualisht është nxënës i shkollës 9-vjeçare "Bajram Curri", është dërguar për mjekim në spitalin e Traumës.
Ngjarja ka ndodhur brenda rrethimit të kantierit të ndërtimit të shkollës, që është ngjitur me godinën aktuale ku i mituri zhvillon mësim, por rrethanat janë ende të paqarta nëse është bërë shkak ose jo mungesa e sigurisë në kantier.
Siç shihet dhe nga pamjet, kantierin dhe godinën aktuale ku zhvillohet mësim, i ndan një rrethim provizor që është lehtësisht i kalueshëm.
Vendi ku 11-vjeçari ka kaluar dhe është futur brenda në kantier
Për këtë ngjarje policia ka nisur hetimet për 26-vjeçarin K. K., punonjës i firmës, pasi ka hedhur inetere që janë bërë shkas për plagosjen e të miturit. Gjithashtu nën hetim është vënë dhe 62-vjeçari A. D., drejtues teknik i firmës që po kryen punimet për rikonstruksionin e objektit.
“DVP Kukës
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për shtetasit:
-K. K., 26 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Plagosja e lehtë nga pakujdesia”, punonjës i firmës që po kryen punimet për rikonstruksionin e një objekti pranë shkollës së mesme në qytetin e Kukësit, pasi dje, gjatë kohës që ka hedhur inerte, është dëmtuar një nxënës 11-vjeç, i cili kishte kaluar perimetrin e sigurisë. Ai po merr mjekim në Spitalin e Traumës dhe nuk ka probleme për jetën.
-A. D., 62 vjeç, drejtuesi teknik i firmës që po kryen punimet për rikonstruksionin e objektit, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, njofton policia.