Gledis Nano tregon sesi shpëtoi Alvin Berishën nga kampi i ferrit në Al Hawl të Sirisë

17 Shkurt 2026, 09:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gledis Nano

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka rrëfyer mbrëmjen e djeshme në emisionin Top Story detaje të panjohura mbi operacionin për kthimin e Alvin Berishës nga kampi Al-Hol në Siri.

Sipas Nanos, vendimi për nisjen e misionit u mor në zyrën e ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Sandër Lleshaj. Ai tregoi se iniciativa erdhi pasi babai i Alvvin Berishës kishte udhëtuar drejt kampit Al-Hol së bashku me emisionin investigativ italian Le Iene, ku kishte arritur të takonte djalin.

“Në zyrë, bashkë me drejtorin e përgjithshëm të asaj kohe, ministri m’u drejtua: ‘Çfarë do të bëje ti nëse djali yt do të ishte në kamp?’ I thashë që do të shkoja në kamp, por me një ndryshim "unë do ta merrja djalin". Qeshi dhe tha, "si do ta merrje"? I thash, unë këtë punë di të bëj”, rrëfeu Nano, i cili në atë kohë ishte drejtor i Antiterrorit në Policinë e Shtetit.

Pas kësaj u vendos nisja e menjëhershme e misionit. Ai kërkoi dy persona për t’u nisur drejt Libanit, ku njeri prej tyre ishte vetë Gledis Nano.

"Në atë kohë ne kishim vendosur kontakte dhe kishim bërë një fazë parapërgatitore me konsullin tonë përgjithshëm në Liban. Bëjmë përgatitjet bashkë me kolegun tjetër dhe u nisëm. Nuk kishim asnjë forcë mbështetëse, asnjë armatim me vete, asgjë. Atje na priste konsulli dhe kishte vendosur kontaktet me institucionet e sigurisë. Ai na krijoi mundësinë me një grup shoqërimi", tha Nano.

Operacioni për kthimin e të miturit nga kampi Al-Hol është një nga ndërhyrjet më të ndjeshme dhe të rëndësishme të autoriteteve shqiptare në një zonë me rrezik të lartë sigurie.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Top Story- Top Channel (@topstory_tch)


Video