Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një plagosje me thikë është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në Tiranë.
Autoritetet policore bëjnë me dije se shtetasi S. Z., 51 vjeç, banues në Tiranë, ka goditur me thikë shtetasin E. Sh., 34 vjeç, duke e lënë të plagosur.
Krimi ka ndodhur në vendqëndrimin e taksive në afërsi të Zogut të Zi, gjatë një konflikti për motive të dobëta.
I plagosuri aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa uniformat blu kanë shpallur në kërkim autorin dhe po punojnë për kapjen e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.