SPAK godet një grup kriminal mes tyre edhe ish-shoferin e Ardi Veliut!

14 June 2023, 13:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

SPAK godet një grup kriminal mes tyre edhe ish-shoferin e Ardi Veliut!

Prokuroria e Posaçme (SPAK) mësohet se ka lëshuar urdhërarreste për disa persona këtë të mërkurë, bëhet fjalë për pjesëtarë të dyshuar të një grupi kriminal.

Personat në fjalë akuzohen për pastrim të produkte të veprës penale e kontrabandë të mallrave në kuadër të grupit kriminal.

Mes të arrestuarve, sipas gazetares, ka edhe punonjës policie. Po ashtu, gazetarja mëson se i arrestuar është edhe ish-shoferi i Ardi Veliut (kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore), Sokol Idrizi.

Ky i fundit është arrestuar së bashku me bashkëshorten, ata dyshohet se sillnin nga jashtë ora të vjedhura e sende të tjera me vlerë, sillnin edhe para.


Video