Ushtria e fshehtë e PS, si u angazhua administrata publike në fu...
9 Dhjetor, 09:08Fokus
Një plagosje me mjet prerës ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa në kërkim është shpallur autori.
"Rreth orës 18:30, në lagjen “15 Tetori”, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi J. R., ka dëmtuar lehtë me mjet prerës shtetasin D. D., 33 vjeç, banues në Roskovec, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit J. R. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes", njofton Policia.