Peshkarexha me 3 marinarë në bord pëson defekt, mbetet në det të hapur disa milje larg Sazanit

4 April 2024, 08:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Peshkarexha me 3 marinarë në bord pëson defekt, mbetet në
Foto ilustruese

Një peshkarexhë mbeti në det të hapur gjatë natës për shkak të një defekti teknik. Ngjarja ka ndodhur disa milje larg Sazanit, ku për shkak të bllokimit të helikës peshkarexha me tre persona në bord ka mbetur në det.

Ata kanë lëshuar alarmin SOS pas mesnatës dhe autoritetet u kanë shkuar në ndihmë.

Peshkarexha është sjellë në triportin e Vlorës dhe 3 personat në bord mësohet se janë në gjendje të mirë shëndetësore.


Video