Dështon për herë të dytë tenderi 4 milionë euro i SPAK-ut për nd...
11 Nëntor, 12:53Fokus
Një 55-vjeçar ka rënë nga lartësia ku po punonte dhe për pasojë ka humbur jetën.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në “Kodrën e Diellit” në Tiranë, paraditen e kësaj të mërkure.
Ai u transportua me urgjencë në spital, por përkundër përpjekjeve të mjekëve, 55-vjeçari Sinan Baci nuk arrit të mbijetonte.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 03.04.2024, rreth orës 09:00, te Kodra e Diellit, në një kantier ndërtimi, ka rënë nga lartësia e objektit ku ishte duke punuar, shtetasi S. B., 55 vjeç.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, ky shtetas ka humbur jetën në spital, rreth orës 13:10.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.