Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Sot bëhen pesë vite nga vdekja tragjike e major Klodian Tanushit dhe tetares Zarife Hasanaj gjatë misionit të NATO-s në Letoni.
Ata ndërruan jetë në krye të detyrës pas shpërthimit të një mine në Kamp Adazi të Letonisë.
Hasanaj dhe Tanushi janë shpallur Dëshmorë të Atdheut.
Gjeneral Majori i Forcave të Armatosura, Arben Kingji ka përkujtuar ndarjen nga jeta të tyre këtë 6 maj.
“Përkujtojmë me nderim dhe respekt, major Klodian Tanushi dhe tetar Zarife Hasanaj, të cilët ranë në krye të detyrës 5 vite më parë në misionin e NATO-s në Letoni. Lavdi të përjetshme”, shkruan ai.