Përveç SPAK-ut, Ilir Beqajn nuk e lënë rehat as policët, gjobë mbi xhamin e makinës!

12 December 2023, 14:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përveç SPAK-ut, Ilir Beqajn nuk e lënë rehat as
Ilir Beqaj në SPAK

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka qenë në SPAK gjatë paradites së sotme ku ishte thirrur nga prokurorët për t’u pyetur si person nën hetim në lidhje me dosjen e sterilizimit.

Kujtojmë se Beqaj ka masë sigurie detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit në lidhje me këtë hetim. Sot ish-ministri ka qenë sërish në ambientet e SPAK për t’u pyetur.

Por teksa kishte parkuar automjetin e tij përpara institucionit të Prokurorisë së Posaçme, ku ndalohej qëndrimi i mjeteve, është gjobitur nga Policia Rrugore.

Përveç SPAK-ut, Ilir Beqajn nuk e lënë rehat as
Gjoba e vendosur nga policia

Uniformat blu e ndëshkuan me gjobë për parkim të mjetit në vend të palejuar.


Video