Përplasen dy makina në aksin Lezhë-Milot, plagoset një nga shoferët

20 Korrik 2023, 21:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një aksident është raportuar në aksin e vjetër Lezhë-Milot në afërsi të fshatit Pllanë.

Bëhet me dije se dy automjete të tipit Benz janë përplasur me njëra-tjetrën.

Ndërkohë drejtuesi i njërit prej automjeteve është transportuar në spitalin e Laçit.

Shkak i aksidentit dyshohet se është parakalimi i gabuar.


Video