E RËNDË NË GREQI/ 36-vjeçari shqiptar humb jetën në aksident!

20 Korrik 2023, 17:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një 36-vjeçar shqiptar ka humbur jetën mëngjesin e kësaj të enjte në një aksident tragjik në Greqi.

Sipas medieve greke, aksidenti ka ndodhur në kilometrin e 49-të të autostradës Kalamata-Aeropolis, ku i riu shqiptar ka qenë duke drejtuar motomjetin e tij dhe ka humbur kontrollin duke u rrëzuar në asfalt.

36-vjeçari është transportuar për në spital por fatkeqësisht plagët e marra kanë rezultuar fatale dhe ka humbur jetën. Autoritetet greke po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit

Kujtojmë që një aksident tragjik ndodhi dy ditë më parë në zonën e Edessas në Greqi, ku humbëmn jetën 5 shqiptarët: Shoferi, Besim Muçaj 55 vjeç, Ilir Daci 50-vjeç, Ergin Peposhi 19 vjeç, Ardit Peposhi 16-vjeç dhe Gazment Brahaj, 47-vjeç.

Mercedesi E Class me të cilin ata udhëtonin nga Unaza e Edessës për në Malin e Zi ka dalë nga korsia dhe është futur në sensin e kundërt të lëvizjes, ku është përplasur “kokë më kokë” me një kamion. 

Edhe nga foto shihet se makina me të cilën udhëtonin shqiptarët është bërë “copa”.


Video