Përplasen 3 makina në Dibër, dy të plagosur nisen drejt spitalit

17 December 2023, 17:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përplasen 3 makina në Dibër, dy të plagosur nisen drejt
Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë, ndërsa mësohet se në të janë përfshirë tre automjete.

Sipas policisë shtetasi H.K., duke drejtuar automjetin tip “Land Rover”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me dy automjete të tjera.

Si pasojë ka mbetur i lënduar shtetasi A.L., dhe një pasagjere, që ndodheshin në një prej mjeteve të përplasura, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Me datë 17.12.2023, në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë, shtetasi H.K., duke drejtuar automjetin tip “Land Rover”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me dy automjete të tjera, me drejtues shtetasit A.L., dhe T.A. Si pasojë ka mbetur i lënduar shtetasi A.L., dhe një pasagjere, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.


Video