Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një 41-vjeçar është arrestuar ditën e sotme, pasi akuzohet për përndjekjen e vajzave të mitura.
Policia e Tiranës thotë se ai ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme katër vajza të mitua. Gjithashtu është proceduar një 35-vjeçar që ndodhej në makinë bashkë me të.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin I. K., 41 vjeç, banues në Fushë-Krujë, pasi ka përndjekur në menyrë të vazhdueshme 4 shtetase të mitura. Në vijim të veprimeve është proceduar në gjendje të lirë edhe shtetasi F. K, 35 vjeç, pasagjer në automjetin me të cilën lëvizte 41-vjeçari i arrestuar, i cili përndiqte shtetaset e mitura”, njofton policia.