Për shkak të kushteve të përkeqësuara hidrometeorologjike detare që parashikohen për ditën e nesërme, Kapiteneria e Vlorës ka njoftuar pezullimin e lundrimit detar për mjetet e vogla lundruese dhe mjetet e peshkimit.
Ndërkohë nga ana e Kapitenerisë së Portit të Durrësit bëhet me dije se si rezultat i përkeqësimit të motit nuk do të ketë lundrim të trageteve drejt Barit, e as anasjelltas.
NJOFTIMI:
Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë datës 12.01.2025 duke filluar nga ora 22:00 datë 11.01.2025 kushtet hidrometeorologjike do të jenë në drejtimin JUG-JUG-PERËNDIM në forcën deri 6-7bft me shpejtësi ere deri 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.00 metra. Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.
1.ËSHTË NDALUAR PAISJA ME LEJE-NISJE I MJETEVE TE VOGLA LUNDRUESE DHE ATO TE PESHKIMIT TË CILAT OPEROJNË NË DET TË HAPUR DUKE FILLUAR NGA ORA 22:00 DATË 11.01.2024.
2.TË GJITHË DREJTUESIT E MJETEVE TË VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË BRENDA DHE JASHTË GJIRIT TË VLORËS TË MARIN NË KONSIDERATË KUSHTET HIDROMETEOROLOGJIKE DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.
3.Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalishtë sipas destinacioneve përkatëse.
4.Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 20:00 të datës 12.01.2025.