Përfundon pa rezultate konkrete takimi i Bislimit me Petkoviç dhe Lajçak në Bruksel

19 March 2024, 17:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përfundon pa rezultate konkrete takimi i Bislimit me Petkoviç dhe
Takimi Bislimi-Petkoviç dhe Lajçak në Bruksel

Ka përfunduar takimi trepalësh Bislimi-Petkoviç dhe Lajçak në Bruksel.

Kështu njofton korrespondentja e RTK-së nga Brukseli. Ajo ka thënë se nga takimi s’ka pasur ndonjë rezultat konkret dhe ka shtuar se pritet një takim i radhës gjatë javës së ardhshme në Bruksel.

Ndërkohë Radio Evropa e Lirë raporton se palët do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për zgjidhjen e problemit të dinarit deri më 22 mars.

Kështu tha në fund të takimit kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi.

Për javën e ardhshme, ai paralajmëroi një takim tjetër, për të parë nëse propozimet e tyre mund të shndërrohen në një të vetëm që, siç tha, “do të ishte i pranueshëm për Kosovën”.


Video