Përfshihet nga zjarri banesa në Çorovodë, humb jetën 66-vjeçari

7 February 2023, 08:41Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Përfshihet nga zjarri banesa në Çorovodë, humb jetën

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Çorovodë, ku një banesë është përfshirë nga flakët.

Për pasojë nga zjarri ka ndërruar jetë një 66-vjecar. Ngjarja ndodhi në lagjen “Çlirim”.

Burime zyrtare bënë me dije se viktimë ka ngelur shtetasi me inicialet I.Sh.

NJOFTIMI I POLICISE
Gjatë natës, në lagjen “Çlirim”, Çorovodë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit I.Sh., 66 vjeç.

Si pasojë e flakëve dhe asfiksimit ka ndërruar jetë shtetasi I.Sh.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Video