Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një magazinë e vjetër e braktisur është përfshirë nga flakët në afërsi të fshatit Lavand të Bashkisë Mallakastër, pranë ish-KPTHN Ballsh.
Mësohet në magazinë kishte mbetje me fuçi vaji dhe solari.
Magazina është në pronësi të dy personave, një nga Buzmadhi i Cakranit dhe tjetri nga Drizari, por që e kanë braktisur prej disa muajsh.
Veç mjeteve zjarrfikëse të Bashkisë Mallakastër në terren ka shkuar edhe një automjet zjarrfikës i kompanisë “Albpetrol” me qëllim fikjen me lëndë të posaçme zjarrfikës, pasi me ujë nuk mund të ndërhyhet për shuarjen e flakëve.
Pranë magazinës ndodhet një banesë dhe një fabrikë e prodhimit të vajit të ullirit, por zjarrfikësit po qëndrojnë në gatishmëri që të mos marrë zjarr.