Përfshihet nga flakët një banesë në Shkodër!

7 Mars 2026, 10:04Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një banesë është përfshirë nga flakët në Shkodër.

Sipas uniformave blu, zjarri në banesën e shtetasit me iniciale Q.M., 67 vjeç ka rënë aksidentalisht.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale, jo njerëzore.

Njoftimi i policisë:

Rreth orëve të para të mëngjesit, në lagjen Partizani, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht banesa e shtetasit Q. M., 67 vjeç.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale, pa dëme në njerëz.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e shkakut të rënies së zjarrit.


Video