Përfshihet nga flakët një banesë në Shkodër, digjet kati i dytë, shkak dyshohet një shkëndije elektrike

10 Qershor 2025, 16:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një banesë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Shkodër. Policia bën me dije se zjarri ka rënë rreth orës 14:50 në fshatin Golem ku për pasojë është djegur kati i dytë i banesës.

Policia raportohen se zjarri dyshohet se kanë rënë pas një shkëndije elektike. Zjarrfikëset kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar flakët. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 14:50, në fshatin Golem, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektike, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit N. R. Për pasojë është djegur kati i dytë i banesës.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar flakët. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Video