“FLAKË në DET”/ SPAK lexon pretencën, ja sa vite BURG kërkon për anëtarët e grupit të trafikantëve!

10 Qershor 2025, 14:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gëzim Cela

SPAK lexon pretencën për operacionin “flakë në det”.

Prokuroria e Posaçme kërkon që anëtarët e grupit të trafikimit të lëndëve narkotike të shpallen fajtorë për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Kujtojmë se bëhet fjalë për një grup të mirëorganizuar, të cilët  transportonin lëndën narkotike nga Patoku në drejtim të vendeve të tjera të BE-së.

Më poshtë lista me emrat e anëtarëve të grupit dhe dënimi që kërkohet për ata:

Arlind Isamailukaj 15 vite burg me gjykim të shkurtuar më 10 vite burg

Gëzim Cela 16 vite burg / 10 vite e 8 muaj burg

Nerim Cela 14 vite burg / 9 vite e 4 muaj burg

Armando Mema 12 vite burg / 8 vite burg

Dritan Mataj 12 vite burg / 8 vite burg

Arben Dalipaj 14 vite burg/ 9 vite e 4 muaj burg

Besnik Brokeri 12 vite burg / 8 vite burg

Alket alis Dritan Deda 12 vite burg / 8 vite burg

Selami Lushka 12 vite burg / 8 vite burg

Kyrylo Ponomarego 13 vite burg/ 8 e 4 muaj vite burg

Ksenofon Bodo 12 vite burg / 8 vite burg

Armando Papa 12 vite burg / 8 vite burg

Kostiantyn Biellon 12 vite burg / 8 vite burg

Në seancën e radhës do të zhvillohet mbrojta e të pandehurve. Seanca e ardhshme do të zhvillohet datë 27 qeshor ora 11:30.

Video