Heroina në Kapshticë, gjykata merr VENDIMIN: Arrestimi dhe pezullimi nga detyra e katër policëve, e paligjshme!

10 Qershor 2025, 15:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

U mbajt sot seanca për katër policët e arrestuar në pikën e kalimit kufitar Kapshticë me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Gjykata ka vendosur vleftësimin si të paligjshëm të arrestit në flagrancë dhe pezullim nga detyra për të katërt policët.

Ndërsa Valmir Balliu, drejtuesi i mjetit, ku u gjet droga është lënë në ‘arrest në burg’.

Dy ditë më parë agjencitë e mbikëqyrjes policore arrestuan katër punonjës të policisë së pikës së kalimit kufitar të Kapshticës me akuzën e ‘shpërdorimit të detyrës’.

Ata lejuan kalimin ka kontroll të një automjeti që kishte një sasi të konsiderueshme heroine në makinë.

Video