Përfshihet nga flakët një banesë në Fier, gruaja pëson djegie në fytyrë

28 May 2025, 08:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përfshihet nga flakët një banesë në Fier, gruaja
Fier

Një ngjarje e rëndë shënohet në Fier, ku në katin e tretë të një pallati ka marrë flakë një bombulë gazi, duke shkaktuar panik tek banorët e tjerë.

Zonja e shtëpisë në përpjekje për të shuar flakët, ka pësuar djegie në fytyrë.

E lënduara u dërgua menjëherë në Spitalin Rajonal të Fierit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, policia dhe ambulanca.


Video