Pasuesi i Imerajt në Prokurorinë e Tiranës, kush janë kandidatët

19 May 2022, 20:52Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pasuesi i Imerajt në Prokurorinë e Tiranës, kush janë
Kreshnik Ajazi dhe Arenc Çela

Prokurori Kreshnik Ajazi, drejtuesi aktual i prokurorisë së Elbasanit ka paraqitur kandidaturën për kreun e Prokurorisë së Tiranës.

Dje paraqiti kandidaturën edhe Arens Çela.

Afati 2 javor për të paraqitur kandidaturën ka përfunduar dhe në garë për të marrë postin e kreut të prokurorisë së Tiranës janë zyrtarisht Kreshnik Ajazi dhe Arens Çela.

Ajazi është një prej drejtuesve të prokurorisë që ka pasur një sfidë të vështirë, pasi ka drejtuar Prokurorinë e Elbasanit.

Elbasani njihet si një ndër qytetet me grupet më të rrezikshme kriminale, dhe me luftën e bërë nga Ajazi duket se situata po kthehet në normalitet.

Vendi vakant për kreun e Prokurorisë së Tiranës erdhi pas shkarkimit të Elisabeta Imerajt nga KPA.

Kujtojmë se Arens Çela është drejtuesi i përkohshëm deri në zgjedhjen e drejtuesit të emëruar./Vox


Video