Parashikimi i motit/ Mësoni si do të jetë kjo e shtunë për ju!

8 June 2024, 08:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Parashikimi i motit/ Mësoni si do të jetë kjo e shtunë

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore të nxehta dhe të thata me origjinë nga Afrika e Veriut.

Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje në orët e mesditës.

Mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit.

Era pritet të fryjë me drejtim veriperëndim –  verilindje me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina në orët e mesditës era fiton shpejtësi 6-8 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.


Video