FOTOT / Kush është Shevali 007, në kërkim për trafik droge dhe vrasje! Foto me Bes Kallakun, Ilir Metën, "Bolin" e deri te "Sidi" i ekzekutuar në Greqi

7 June 2024, 20:28Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTOT / Kush është Shevali 007, në kërkim për trafik
Sheval Muaremi

Në rrjet njihet si Shevali 007, dhe midis të rinjve ka krijuar një lloj emri, kryesisht te ata të cilët tërhiqen nga historitë e vrasjeve, trafiqet e drogës dhe jeta luksoze.

Bëhet fjalë për Sheval Muaremin, i cili është shpallur në kërkim nga Maqedonia e Veritu, me akuzën se është pjesë e një grupi kriminal që merret me trafikun e kokainës dhe të përfshirë në vepra të tjera të rënda si vrasje.

Emri i Shevalit është përfolur edhe për vrasjen e Shyqyri Beut, i njohur si “Riku Beu” nga Kavaja, i cili u gjet i pajetë i groposur në vitin 2020 në Maqedoninë e Veriut, vend ku dyshohet se kishte nisur të kryente trafikun e drogës.

FOTOT / Kush është Shevali 007, në kërkim për trafik
Sheval Muaremi me Bes Kallakun

Sheval Muaremi akuzohet se së bashku me Orhan Bajramin, i vrarë në Greqi, dhe Jeton Krivanjevën i vrarë në “Shisha Bar” në Shkup kanë ngritur një grup të strukturuar kriminal që merrej me vrasje dhe trafik të kokainës nga vendet e Amerikës Latine.

Sipas policisë, në vitin 2021 nga ky grup është vrarë Afrim Berisha dhe Burim Vardari, ndërsa në vitin 2020 është vrarë një shtetas i Shqipërisë.

Disa nga vrajset janë zbuluar pas çkodimit të mesazheve në telefonat e "SKY ECC" nga autoritetet në Maqedoninë e Veriut.

FOTOT / Kush është Shevali 007, në kërkim për trafik
Sheval Muaremi me Ervin Matën (me bluzë të kuqe)

Në të paktën një rast grupi i Shevalit raportohet se ka transportuar dy ngarkesa të mëdha kokaine, e para 435 kilogram nga Brazili, përmes Belgjikës dhe ka arritur në Maqedoni të Veriut dhe e dyta nga Peru në Amsterdam dhe është futur në tregun vendas.

Shevali, si shumë kriminelë të tjerë shqiptarë fshihet në "parajsën" e Lindjes së Mesme, Dubai.

Ai nuk ngurron të reklamojë jetën e luksit me makina të shtrenjta, ora që thonë se shkojnë deri në 5 milionë euro por edhe shoqërinë me figura të shoëbizit, politikës dhe kolegë të botës së krimit.

FOTOT / Kush është Shevali 007, në kërkim për trafik
Shevali me Ilir Metën

Shevali është parë në shoqërinë e Bes Kallakut, ish-presidentit Ilir Meta dhe trafikantit të kokainës i njohur si "boli", Ervin Mata.

Personalitete të politikës nga Maqedonia e Veriut deri në Kosovë gjithashtu janë pjesë fotoalbumeve të Shevalit. Shevali shfaqet në Dubai edhe krah Roan Brahimit, i njohur si Sidi, i cili fshihej në Dubai dhe u ekzekutua vetëm pak kohë më parë në Greqi.

Duke marrë parasysh shoqërinë e Shevalit, ai mund të konsiderohet si pjesë e grupeve rivale të Ervis Martinajt.



Video