
Detaje të reja ngjarja e rëndë në Himarë, ku sipas informacioneve të para mësohet se një kaf ka goditur një fëmijë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Potamit, ndërsa dyshohet se fëmija ka humbur jetën.
Njoftimi i policisë:
Sot, rreth orës 14:00, në plazhin e Potamit, shtetasi A. T., duke drejtuar një mjet lundrues tip skaf, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe për pasojë mjeti lundrues ka goditur një fëmijë rreth 5 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë dhe po kryhen procedurat për arrestimin e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.