Pamje të rënda/ Momenti i aksidentit tragjik që i mori jetën punonjësit të burgut të Drenovës! (VOX News siguron VIDEON)

19 March 2026, 10:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pamje të rënda/ Momenti i aksidentit tragjik që i mori jetën
Viktima Krenar Çekiçi

Është publikuar ditën e sotme fotoja e punonjësit të burgjeve në Drenovë, Krenar Çekiçi, 45-vjeçari që humbi jetën ditën e djeshme pas aksidentit rëndë rrugor të ndodhur në aksin Korçë–Maliq.

Siç mund ta shikoni dhe në foton e mëposhtme e publikuar nga IEVP Korçë, ky është Krenar Çekiçi i cili mbeti i plagosur rëndë pas përplasjes së makinës me të cilën ai udhëtonte, me një tjetër mjet.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë, 45-vjeçari nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe dha frymën e fundit në duart e bluzave të bardha. 

VoxNews siguron pamjet e aksidentit tragjik:


Viktima është punonjës i policisë së burgjeve pranë IEVP Drenovë. Sakaq, polica bën me dije se po vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes./VOX News



Video