PAMJE TE RENDA/ Momenti i aksidentit në Astir, makina ngre në ajër këmbësorin

2 April 2023, 22:46Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
PAMJE TE RENDA/ Momenti i aksidentit në Astir, makina ngre në
Makina fluturon këmbësorin tek Unaza e Re

Këto janë momentet e aksidentit të rëndë me pasojë vdekjen e një këmbësori në zonën e Astirit në kryeqytet që ndodhi pasditen e së dielës.

Në videon e publikuar nga Klan News shihet këmbësori teksa kalon nga njëra anë e trotuarit duke tentuar të kapërcejë në anën tjetër të rrugës kryesore të Unazës së Madhe.

Teksa ka kaluar njërën gjysmën e karrexhatës në këmbë dhe ka kapërcyer murin ndarës mes korsive, tenton të kalojë gjysmën tjetër. Por fatkeqësisht, është përplasur nga një prej automjeteve.

Goditja ka qenë e fortë dhe viktima ka humbur jetën në vendin e ngjarjes. Policia nuk e ka identifikuar ende viktimën, teksa grupi hetimor shkoi në vendngjarje. /Tv Klan

 


Video