“Ose ne do të rrëzojmë Edi Ramën, ose ai do ta shesë Shqipërinë”, aktivisti: Sistemi ka filluar të plasaritet, edhe Mamica i ka dalë kundër

13 September 2026, 20:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Ose ne do të rrëzojmë Edi Ramën, ose ai do ta
Aktivisti Mirjan Aliaj

Kanë nisur fjalimet në protestën që po mbahet përballë Kryeministrisë, e cila sot shënon ditën e 106-të radhazi.

“Për 106 ditë, ky sistem që duket i fortë si shkëmb ka filluar të plasaritet”, u shpreh aktivisti Mirjan Aliaj në protestën e 106-të kundër qeverisë, duke argumentuar se presioni i vazhdueshëm i qytetarëve ka nisur të prodhojë përçarje brenda mazhorancës.

Aliaj iu referua edhe deputetes socialiste Elisa Spiropali, të cilën e cilësoi “mamica e Skënderbeut”, duke thënë se edhe ajo i ka dalë kundër Edi Ramës.

“Kemi deputetë që janë larguar nga grupi parlamentar. Kemi Mamicën e Skënderbeut, e paimagjinueshmja, Mamica i ka dalë kundër Skënderbeut. Kemi deputetë, veteranë të partisë në pushtet, që i kanë dalë kundër autoritetit drejtues të kësaj partie-shtet dhe kësaj qeverie”, tha ai.

Aktivisti u bëri thirrje qytetarëve të mos ndalen deri në largimin e qeverisë, duke e cilësuar rezistencën e tyre si një “rrugë pa kthim”.

“Bëj thirrje që ne të mos ndalojmë derisa varka e kësaj qeverie të mbytet totalisht. Unë e shoh këtë rezistencë 106-ditore si një rrugë pa kthim që kemi hyrë. Ose ne do të rrëzojmë Edi Ramën, ose Edi Rama do ta shesë Shqipërinë”, tha aktivisti.

“Për 106 ditë, ky sistem që duket i fortë si shkëmb, ky sistem me tipare autoritariste dhe kriminale, ka filluar të plasaritet. Kemi deputetë që janë larguar nga grupi parlamentar. Kemi Mamicën e Skënderbeut, e paimagjinueshmja, Mamica i ka dalë kundër Skënderbeut. Kemi deputetë, veteranë të partisë në pushtet, që i kanë dalë kundër autoritetit drejtues të kësaj partie-shtet dhe kësaj qeverie.

Një gjë është e sigurt, pavarësisht se ata mund të mos e kenë sinqerisht këtë luftë kundër autoritetit suprem dhe kundër Edi Ramës, një gjë është e sigurt. Ata kanë marrë zemër dhe ndoshta për interesat e tyre personale janë kundërvënë Edi Ramës.

E kjo është si rezultat i presionit, i asaj pike të ujit që për 106 ditë ka rënë mbi kryeministrin, kryeministrinë dhe mbi qeverinë e tij të korruptuar. Bëj thirrje që ne të mos ndalojmë derisa varka e kësaj qeverie të mbytet totalisht. Unë e shoh këtë rezistencë 106-ditore si një rrugë pa kthim që kemi hyrë.

Ose ne do të rrëzojmë Edi Ramën, ose Edi Rama do ta shesë Shqipërinë. Tani, doni që Edi Rama ta shesë Shqipërinë, apo doni që të rezistoni dhe ta rrëzojmë Edi Ramën?”, tha aktivisti.


Video