Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

'Lojërat' në akset rrugore të vendit tonë duket se po kthehen në zakon, e teksa Policia Rrugore bën thirrje për përgjegjësi nga ana e shoferëve, këta të fundit nuk shfaqin asnë lloj interesi.
Në një video që është publikuar së fundmi, shihet sesi një makinë futet në drejtim të kundër në autostradën Tiranë-Durrës (kundravajtje) duke rrezikuar jetën e tyre por edhe të shoferëve të tjerë të cilët po udhëtojnë në drejtim të tyre.
Ky veprim është marrë si shaka nga ana e shoferit dhe pasagjerit në krahë pasi dëgjohen të thonë:
"Mos jemi kundra vajtje këtej ne! E kemi me timon anglez! Ore ke pirë ti, ore mbaje ore ku vete".