"Prangosen" studentët e mjekësisë!

18 October 2023, 12:33Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Prangosen" studentët e mjekësisë!
Studentët e mjekësisë

"Duart e prangosura nuk shërojnë", thonë studentët e mjekësisë në protestën e tyre e cila ka nisur në orët e para të mëngjesit.

Disa prej tyre janë prangosur, duke lidhur duart me njëri-tjetrit e duke përcjellë mesazhin se nuk mund të mjekojnë, pasi po detyrohen të qëndrojnë në Shqipëri.

Studentët e Fakultetit të Mjekësisë kanë vijuar në javën e tretë të bojkotit.

Ato këmbëngulin që ligji për nënshkrimin e kontratës që i detyron ata të qëndrojnë deri në 5 vite në Shqipëri, ose të paguajnë 250 mijë lekë viti, të anulohet.

Në rast se nuk ka një përgjigje nga Ministria e Arsimit, studentët paralajmërojnë se nuk do të tërhiqen.

"Prangosen" studentët e mjekësisë!



Video