Hamasi fajëson SHBA-në për sulmin në spital, Pentagoni: Ofrojmë sisteme të sigurisë për të eliminuar terroristët, jo civilët

18 October 2023, 08:13Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Hamasi fajëson SHBA-në për sulmin në spital, Pentagoni:
Ismail Haniyeh dhe Sabrina Singh

Ismail Haniyeh, që gjerësisht njihet si lider i Hamasit, thotë se SHBA-ja është përgjegjëse për sulmin në spitalin “Al Ahli”, duke thënë se Washingtoni i ka dhënë Izraelit “mbulesë për agresionin”, raporton BBC.

“Masakra në spital konfirmon brutalitetin e armikut”, ka thënë Haniyeh në një adresim televiziv.
Ai u ka bërë thirrje gjithë palestinezëve “të dalin dhe të përballen me pushtuesit” dhe u ka bërë thirrje arabëve e myslimanëve të organizojnë protesta kundër Izraelit.

Sulmi la të vdekur mbi 500 njerëz. Izraeli ka mohuar përfshirjen.

Nga ana tjetër, Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka deklaruar se SHBA-ja po ofron sisteme të sigurisë për Izraelin për të eliminuar grupin palestinez Hamas dhe “kjo nuk do të thotë vrasjen e civilëve të pafajshëm” në Palestinë.

“Ne pa dyshim po i japim Izraelit sistemet e sigurisë që duhen për të eliminuar Hamasin në Gaza… Kjo nuk do të thotë vrasjen e civilëve të pafajshëm”, tha zv/sekretarja për media e Pentagonit, Sabrina Singh.

Komentet e saj erdhën në përgjigje të një pyetje lidhur me raportet për një sulm izraelit në Spitalin Baptist Al-Ahli Arabi në Gaza.

“Unë jam në dijeni të raporteve, por nuk kam asgjë për të ofruar më tej në këtë moment”, tha Singh për sulmin që la qindra njerëz të vdekur.


Video