Operacioni Shqipëri-Itali, ky është administratori i kompanisë së autobusëve i arrestuar në Fier (FOTO)

21 May 2025, 10:55Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Operacioni Shqipëri-Itali, ky është administratori i
Ligor Çombashi

Ligor Çombashi është një prej të arrestuarve në kuadër të operacionit “Ura” i zhvilluar mes Shqipërisë dhe Italisë.

Çombashi është administrator i një kompanie autobusësh, i linjës Itali-Shqipëri.

Ndalimi i tij është bërë në orët e para të mëngjesit në banesën e tij në Sheq Marinas.

Një mega operacion mes autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane po zhvillohet prej mëngjesit të sotëm.

Në kuadër të operacionit “Ura”, janë lëshuar  52 urdhër-arreste midis Italisë dhe Shqipërisë për krime që variojnë nga trafikimi ndërkombëtar i sasive të mëdha të narkotikëve, deri te pastrimi i parave dhe shpërdorimi i detyrës.

Gjithashtu janë sekuestruar pasuri me vlerë miliona euro.

 


Video