ISHP: Omicron drejt zbehjes, të paktën 20 persona konfirmohen me "Flurona"

1 March 2022, 11:28Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

ISHP: Omicron drejt zbehjes, të paktën 20 persona konfirmohen me

Të paktën 20 persona janë konfirmuar me “Flurona” në Shqipëri gjatë qarkullimit intensiv të variantit “Omicron” dhe gripit të stinës.

Prekja nga Covid -19 dhe gripi njëkohësisht është verifikuar nga Instituti i Shëndetit publik pas analizave të kryera.
Drejtoresha Eugena Tomini tregon se të prekurit me “Flurona” kanë kërkuar trajtim spitalor për shkak të  rëndimit të shëndetit nga mbivendosja e dy sëmundjeve.

Edhe pse vala “Omicron” është në zbehje, Tomini deklaron se ky variant vijon të jetë në qarkullim ashtu sikurse Delta dhe virozat respiratore.

Për drejtoreshën e ISHP vaksinimi mbetet procesi i rëndësishëm për të shmangur format e rënda nga Covid -19. Por me kalimin e pikut të pandemisë është ulur ndjeshëm interesi për vaksinën anti-COvid tek të gjitha moshat.

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë përmes marrëveshjes me Pfizer do të blejë 1 milion doza të tjera për këtë vit, nga të cilat 300 mijë pritet të mbërrijnë në mars. 


Video