“O Ramë, nuk shkohet në Europë si Putini dhe Xi” - Nis protesta e 27 në Tiranë (FOTO)

26 June 2026, 19:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“O Ramë, nuk shkohet në Europë si Putini dhe Xi” -

Ka nisur protesta e 27-të radhazi kundër Qeverisë, ku qytetarët janë mbledhur sërish përpara Kryeministrisë duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë.

Ashtu si në protestat e mëparshme të “Revolucionit Flamingo”, pankartat kanë qenë një nga elementët më domethënës të tubimit, duke përcjellë mesazhe të forta politike dhe qytetare.

Mes pankartave të mbajtura nga protestuesit spikatnin mesazhet:

“35 vite pushtet, 3 emra, 1 fat: Llogaridhënie.”

“Europa mbështet demokracinë, jo korrupsionin.”

“Shqipëria nuk është në shitje.”

“O Ramë, nuk shkohet në Europë si Putini dhe Xi.”

“Nuk ju mjaftuan 36 vite në kurrizin e shqiptarëve, zotërinj PUSHT-etarë?”


Protestuesit kanë akuzuar gjithashtu klasën politike, Kuvendin dhe institucionet e shtetit për mungesë përfaqësimi dhe për distancim nga problemet e qytetarëve.



Video