Foto-lajm/ “Benz”-i përfundon jashtë rrugës në Sarandë, ndahet më “dysh” nga barrierat mbrojtëse!

26 June 2026, 14:44Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto-lajm/ “Benz”-i përfundon jashtë rrugës në
Sarandë

Një aksident rrugor  është regjistruar mëngjesin e kësaj të premteje në kryqëzimin e rrugëve “Onhezmi” dhe “Skënderbeu” në Sarandë.

Automjeti tip Mercedes Benz me targe AB057NE me drejtues shtetasin francez Yacine Mechmache ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur  me barrierën mbrojtese të rrugës duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale mjetit te vet, ndërkohë që drejtuesi i mjetit nuk pati probleme.

Menjëherë kanë shkuar në vend sherbimet e qarkullimit rrugor të Sarandës ku nga kontrolli i testit të alkoolit doli se nuk kishte konsumuar alkool, pra 0.00mg. Policia po punon për të përcaktuar shkakun e aksidentit.


Video