Ujë në këmbim të ujit për strategjikët – Loja e pistë e qeverisë...
7 Korrik, 22:55Fokus

Drejtori i komanduar i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga, ka firmosur urdhrin e parë, përmes të cilit pezullon nga detyra Ulian Shpataraku, një nga njerëzit më të besuar të ish-kryepolicit Ilir Proda.
Argumenti i shkarkimit ishte “mosparaqitje në mënyrë të rregult në detyrë”.
Ulian Shpataraku, me funksion asistent në Departamentin për Teknologjinë e Informacionit në Policinë e Shtetit, ishte ndër zyrtarët më pranë Prodës, pjesë e kabinetit të tij dhe kishte fituar disa grada për “meritatë veçanta”.
Në shkurt të vitit të kaluar, Proda e transferoi atë nga Elbasani për në Tiranë.
Shpataraku u lëviz nga detyra e zv.drejtorit të Policisë së Elbasanit vetëm dy muaj pasi ishte emëruar.