Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat ku dy persona akuzohen se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me dy vajza.
Bëhet fjalë për 33-vjeçarin Ardit Nano dhe 20 vjeçarin Andon Shoshari, të dy banues në Berat, të cilët kanë rënë në prangat e policisë.
Ata dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me 2 motra njëra 19 vjeçe dhe një të mitur 16 vjeçe.
Ndërkohë, Rudina Jashari, mamaja e 16-vjeçares ka folur në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, duke thënë se vajza e saj nuk është përdhunuar duke përgënjeshtruar dhe lajmet.
Ajo nënvizoi se e bija para dy vitesh ka qenë e lidhur me Andon Shosharin, me të cilin janë dhe kushërinj të parë, duke theksuar se tashmë e mitura është ndarë me këtë të fundit dhe është martuar me një tjetër prej pak kohësh.
Jashari ka akuzuar njerëzit e burrit të vajzës në lidhje me ngjarjen duke thënë se kunata dhe kunati e kanë futur në këtë mesele.
“Vajza ime ka pasur një lidhje me Andon Shosharin, para dy vitesh. Vajza ime u martua më pas te Embra Kovaçi. Për shkak të xhelozisë ka pasur shtyrje. Problemet ka pasur vetëm nga ata. Mamaja e Andonit dhe burri im janë vëlla e motër. Po kanë qenë të lidhur para dy vitesh, vajza ime me Andon Shesharin.
Vajza ime është e martuar prej 1 muaj e gjysmë. Çunat nuk kanë faj. Ato e shtynë gocën time që të flasë këto fjalë. Unë vajzën time nuk e dua në atë shtëpi.
E kanë shtyrë kunata dhe kunati. Janë xhelozë. Unë çunat i dua jashtë burgut. Nuk e kanë ngacmuar dhe nuk e kanë përdhunuar. Janë gënjeshtra. Nuk kam mundur të flasë me vajzën time, nuk e lënë ata.
Unë dua të pyes dhe vajzën se çfarë ka ndodhur. Vajza u nda nga Andoni se nuk e lashë unë, janë kushërinj të parë. Ka qenë kunati që ka bërë denoncimin", theksoi ajo.