Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një 36-vjeçare me inicialet A. L., është arrestuar në Korçë, pasi në gjendje të dehur dyshohet se ka vjedhur një automjet në fshatin Plasë dhe më pas ka tentuar të largohet duke mos pasur leje drejtimi, por ka përplasur dy automjete të tjera.
Për fat të mirë, nga aksidenti ka pasur vetëm dëme materiale.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasen A. L., 36 vjeçe, banuese në fshatin Plasë, Maliq, pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet, me të cilin duke qenë në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, ka përplasur 2 automjete të tjera dhe ka shkaktuar vetëm dëme materiale,” thuhet në njoftimin e policisë.