Brian Spahiu është djali 3 vjeçar i cili humbi jetën pak ditë psa ndërhyrjes kirurgjikale që iu nënshtruar në një klinikë private dentare.
Familjarët e vogëlushit, i akuzojnë jo vetëm për pakujdesi por edhe për fshehje të ngjarjes.
Guri Spahiu, gjyshi i tre vjecarit, që humbi jetën ditën e tretë pas ndërhyrjes në gojë për rregullimin e dhëmbëve në klinikën dentare "Splendent" në Rrugën e Kavajës në Tiranës, e cila ndodhet brenda Spitalit të Zemrës, gjithashtu privat nën drejtimin e dr. Roland Xhaxho anestezist dhe kardiolog, tregon gjithcka ndodhi para syve të tyre një javë më parë.

Gjyshi i 3-vjeçarit, në një intervistë tha se mjeku Roland Xhaxho u ka vrarë djalin. Guri Spahiu u shpreh se nëse shteti nuk merr masa do t'i marrin vetë.
‘Nuk u përmend. Djali u bë akull u zverdh. Nuk na e hapi fare telefononin që të merrnim një informacion për të. Doktoratë e çuan në intubim se është në djali na thanë në gjendje të rëndë. Vazhduan duke hequr narkozën. Ditën e dytë na erdhën të gjithë mjekët thirrën edhe Roland Xhaxhon.
Vajza e tij është dentiste, kurse ky është mjeku që jep narkozën. Në prezencë të tyre u thash mjekëve se shkaktar për këtë gjendje të djalit është ky. Djali im nuk kishte probleme. Ata e kanë marrë doktorët spitalit, kanë ndenjur aty kanë filluar problemet.
Ne kemi bërë denoncimin do ta ndjekim hap pas hapi. Në rast se shteti nuk jep vendimin e duhur ne jemi në gjendje të marrim vetë masat.
Na ka vrarë djalin, jo që e vrau por u tregu një kriminel se kërkoi të fshihte ngjarjen. Mjekët na kanë dhënë këtë informacion se shkak është narkoza e tepërt. Ky ishte veprimi që bënë të gjithë mjekët. O burra thanë të heqim narkozën e tepërt, ’ tha gjyshi i 3-vjeçarit.
Policia ka bërë veprimet e para, është marrë në pyetje mjeku dhe stafi i klinikës dhe kanë deklaruar se i kanë dhënë sasinë e duhur, sipas tyre, të ilaçeve të narkozës.
Rasti është referuar në prokurori për veprë penale "neglizhencë në mjekim", e cila konsiderohet sipas Kodit Penal si kundavajtje penale dhe jo vepër penale. Policia dhe prokuroria po presin autopsinë e 3-vjeçarit për të kryer veprime të tjera.