Nuk mban mend banesën, Policia e Tiranës kërkon ndihmë për identifikimin e një të moshuare

11 April 2023, 21:15Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nuk mban mend banesën, Policia e Tiranës kërkon ndihmë
E moshuara

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të moshuare, e cila vuan nga problemet të shëndetit mendor dhe nuk mund të identifikohet.

Ajo është gjetur nga policia në zonën e Shkozës në Tiranë.

“Më datë 11.04.2023, është konstatuar në Shkozë, e vetme, një shtetase e moshuar e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe nuk mund të identifikohet.

Ajo nuk e mban mend banesën ku jeton dhe aktualisht është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 1.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë fton qytetarët që mund të kenë dijeni për familjarët e saj të telefonojnë në numrin pa pagesë 112”.

Nuk mban mend banesën, Policia e Tiranës kërkon ndihmë


Video