Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një punonjës i Drejtorisë së Hekurudhave në Durrës është plagosur gjatë punës mbrëmjen e kësaj të marte.
Autoritetet policore bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur shtetasi A M., 63 vjeç (punonjës i kësaj drejtorie), i cili është rrëzuar gjatë kohës që po sistemonte ngarkesën në një kamion dhe për pasojë është dëmtuar. 63-vjeçari i lënduar ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Efektivët referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, në ngarkim të shtetasit I. XH., 62 vjeç, banues në Durrës, me detyrë teknik në Drejtorinë e Hekurudhave Durrës.