Ndahet nga jeta në moshë të re avokatja Denisa Daka, prej disa muajsh vuante nga një sëmundje e rëndë

1 Dhjetor 2022, 09:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Është ndarë nga jeta parakohe avokatja e njohur shqiptare Denisa Daka, e cila prej shumë vitesh merrej me çështjet civile.

Avokatja Denisa Daka prej muajsh vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërsa të shumtë kanë qenë miqtë në rrjetet sociale që kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e saj. Ajo cilësohet nga miqtë e saj si një avokate shumë e zonja, e cila ka luftuar për të drejtat civile, e sidomos të drejtave të grave dhe të vajzave.

‘Herën e fundit që u pamë, vije drejt meje me një tufë lule në dorë. Folëm për sëmundjen dhe fëmijët. Lamtumirë Denisa Daka, luftëtare e të drejtave civile, por sidomos e të drejtave të grave e vajzave. Rishihemi në kohë më të mira. Pushofsh në paqe.’- shkruan ish-ministrja Mimi Kodheli.

Avokatja Mirela Jorgo shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Dakës dhe shkruan se Avokatura humbi një avokate të zonjën dhe shoqëria një mikeshë dinjitoze.

‘Lamtumirë kolegia ime avokate Denisa Daka! Bashkë kemi qënë në disa emisione të ftuara, një grua luftarake, avokate shumë e zonja, n?në e përkushtuar dhe e vetme me dy f?mijët e saj. Avokatura dhe shoqëria humbi nj? mikesh?, grua dinjitoze dhe prind i mrekulluesh?m. Ngriti zërin shumë herë për problemet e divorceve n? familje, dhunës ndaj grave. Lamtumir?’- shkruan avokatja Mirela Jorgo.
Ngushëllime shpreh edhe avokati dhe aktivisti Adriatik Lapaj.

‘Lamtumirë shoqe! Denisa Daka ishte njeriu i parë që takova kur hodha hapin e parë brenda Gjykatës së Tiranës. Isha i ri shumë. Aq i ri sa kur e mendoj sot më duket çmenduri. U ula te kati i parë vetëm. Nuk njihja askënd aty. Madje nuk e njihja as profesionin sepse vija nga bankat e shkollës. Në krahë mu ul Denisa. Zonjë që ishte e pamundur të mos e shquaje. Pasi e kuptoi sikletin tim dhe këmbyem muhabet më kërkoi t’i kërkoja ndihmë nëse do duhej për profesionin. Denisa ishte këmba e mbarë e profesionit tim. Njeriu që unë vrapoja ta përqafoja sa herë e shquaja në gjykatë. Kishte muaj sëmurë Denisa. I kërkova ta bëja publike e të kërkoja ndihmë nga bashkëqytetarët. Nuk më lejoji. Kishte shumë dinjitet ajo zonjë. Kurimin jashtë e pati të pamundur. Ishte i kushtueshëm. Denisa edhe mund të shpëtonte siç më kofirmuan mjekë të fushës. Nuk i’a doli për 2 arsye: E para, sepse shteti shqiptar nuk e gjen të arsyeshme të çojë për specializim në perëndim 2-3 mjekë për të mësuar procedurën e transplantit të palcës. E dyta, se procedura e transplantit të palcës jashtë shtetit kushton shumë për një njeri që punon me dinjitet me origjinë nga Shqipëria. Do më marrë shumë malli e mira Denisë! Zoti të pastë pranë vetes! Do piqemi një ditë sërish!’ shkruan Lapaj.
Edhe gazetarja Rudina Magjistari ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të avokates.

‘U prehsh ne paqe, Denisa, avokatja e palodhur e te drejtave te grave! Ngushellime familjareve!’- shkruan Rudina Magjistari.
Denisa Daka ishte avokate prej shumë vitesh për çështjet civile. Miqtë dhe kolegët e saj e njihnin si avokate që nuk njihte humbje, madje pa frikë mund të thuhej se ajo ishte një nga avokatet tejet serioze që i njihet mirë procedurat. Daka është nënë e dy fëmijëve.

Video